Medi
KOSOVËLAJME

“Rrethi i ngushtë” i LDK-së gati katër orë në takim, vazhdon mbledhja

 

Po bëhen gati katër orë që nga nisja e mbledhjes së “rrethit të ngushtë” të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas rezultatit të dobët të kësaj partie në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Tripika

Mbledhja që ka filluar në ora 14:00 është duke vazhduar ende.

Pjesëmarrësit kanë sqaruar se nuk bëhet fjalë për mbledhje të Kryesisë, ndonëse në takim janë të pranishëm nënkryetarët dhe sekretari i përgjithshëm i LDK-së.

Asnjëri nga zyrtarët nuk ka konfirmuar nëse do të pranohej një dorëheqje eventuale e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, në rast se një gjë e tillë do të propozohej.

Premium Store