
Banorët e fshatit Studime e Epërme kanë mbetur tashmë mbi 24 orë pa energji elektrike, pasi disa shtylla të rrjetit janë rrëzuar gjatë ditës së djeshme.
Sipas banorëve, shtyllat janë të vjetruara dhe paraqesin rrezik të vazhdueshëm për jetën e tyre, ndërsa kërkesat e tyre të përsëritura për intervenim nuk janë marrë parasysh nga institucionet përgjegjëse.
Ndërkohë, KEDS ende nuk ka ndërhyrë për t’i riparuar shtyllat dhe për të rikthyer furnizimin me energji elektrike, duke lënë qindra familje në errësirë dhe në pasiguri.







