Një shtyllë elektrike u rrëzua pak më parë në veri të Mitrovicës, njofton “Mitropol”.
Kjo shkaktoi edhe kontakt të rrymës, duke krijuar edhe një mini-shpërthim të rrymës.
Në vendin e ngjarjes dolën menjëherë Policia e Kosovës me gjashtë vetura nga njësitet e rendit publik.
Dëmi u sanua menjëherë nga ekipet e furnizuesit me rrymë në veri të Mitrovicës. Për fat të mirë nuk pati dëme as në njerëz e as në objekte./Mitropol/