
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të qeverisë në detyrë, ka njoftuar se pagat në sektorin publik do të rriten për 55 euro, shkruan Mitropol.
Kurti tha se kjo është pjesa tjetër e rritjes prej 110 që ishte premtuar.
“Pagat rriten dy herë nga 55 euro për të kompletuar rritjen 110 euro. Rritja e parë ka filluar në janar, dhe tjetra nga muaji korrik. Sot marrim vendimin për ndarjen buxhetore që të mbulohet kosto e kësaj rritje. Zbatimi nga muaji i ardhshëm, pagat mujore për mbi 80 mijë zyrtarë publikë do të jenë 110 euro më të larta sa ishin në dhjetor.”, tha Kurti.
Tutje, Kurti ka njoftuar edhe rritjen të shtesave për nënat lehona nga 170 euro në 325.9 euro.
“Do të miratojmë rritjen mujore të shtesave nga 170 euro në 325.9 euro, aq sa vlera neto e pagës minimale. Që nga ky muaj për të gjitha nënat lehona shtesa mujore do të rritet në 325.9 euro”, u shpreh kryeministri në detyrë.








