
Pas disa reshjeve të lehta mëngjesin e sotëm, niveli i ujit në liqenin artifical të Mitrovicës është rritur, shkruan ‘Mitropol’.
Kjo nuk është hera e parë që niveli i ujit të liqenit të vetëm artificial të Mitrovicës, rritet vetëm pas disa reshjeve jo fort të mëdha.
Në 19 janar të po këtij viti, si pasojë e disa reshjeve, në liqenin artificial si dhe disa lumenj të tjerë të qytetit është rritur niveli i ujit, me ç’rast ujërat kanë dalur nga shtrati duke shkaktuar vërshime me dëme të mëdha./Mitropol/








