Rritet paga minimale, bëhet 350 euro

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për rritjen e pagës minimale në Kosovë.
Sipas vendimit të Qeverisë, paga e re minimale do të jetë 350 euro bruto.
“Paga minimale e re bëhet 350 euro/muaj”, ka shkruar ministri i Financave, Hekuran Murati menjëherë pas miratimit të vendimit.
Rritja e pagës minimale, sipas Muratit, hyn në fuqi nga 1 tetori.
Me ligjin e ri të pagave, paga miniale u rrit nga 170 euro, në 250 neto.







