KOSOVËLAJME

Rritjet e gjobave në komunikacion, flet eksperti i komunikacionit – tregon shkaktarët dhe sa do të funksionojë

Eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti në një intervistë, ka folur rreth rritjes së gjobave dhe sigurisë në komunikacion.

Ai tregon se instalimi i intelegjencës artificiale do të ishte i nevojshme për parandalimin e aksidenteve në Kosovë.

Koha
Florenti Company
Market Florenti

“Në parim nuk jam kundër rritjes së gjobave, por praktikisht do të ishte më mirë të instalohej intelegjenca artificiale në rrugët tona si radarët statikë dhe mobil si dhe kamerat, pastaj në rast të mos efektit atëherë do të duhej rritja e gjobave”, tha ai.

Tutje, Ahmeti shtoi se numri i vogël i policëve në Kosovë, do të jetë shkak i mundësisë së mos zbatimit të këtyre masave.

“Mendoj se do të jetë minimalisht ndikimi, arsyeja është se kemi numër jo të mjaftueshëm të policëve, kurse intelegjenca do të bënte punën e vet”, u shpreh ai.

Ahmeti i pyetur rreth faktorëve ndikues në rritjen e gjobave, tha se ka disa të tillë, duke filluar që nga kultura dhe paaftësia e drejtimit të automjetit nga ngasësit.

“Pamundësia që syri i policit t’i sheh të gjitha shkeljet e rendit dhe ligjit në komunikacion, policia kursen shumicën e qytetarëve nga gjobitjet sipas rendit. Ka mungesë të kulturës nga vozitësit në komunikacion, temperamenti si dhe paaftësia në ngasje janë të pranishme”, vlerësoi ai.

Tutje, eksperti i komunikacionit tha se në Kosovë respektimi i rregullave të komunikacionit është i vogël, dhe sipas tij ndihmesë për respektimin e rregullave do të ishte zgjidhje intelegjenca artificiale.

“Rregullat e komunikacionit në Kosovë nuk respektohen, mund të themi fare pak, e në këtë rast intelegjenca artificiale me përmirësime të transportit publik do të ishin mënyra të mira të pranimit dhe respektimit të këyre rregullave”, theksoi ai.

Krejt në fund, ai nuk la pa përmendur aksidentin e fundit në hekurudhën në Prishtinë. Ahmeti tha se mungesa e sinjalizimit horizontal dhe semaforëve janë shkaktarët  që kanë dërguar në aksidente të  tilla./GazetaBlic