Active 2
02LAJME

Rrokulliset një veturë në Skenderaj, shoferi humb kontrollin shkaku i shpejtësisë

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:25 në Skenderaj, ku si pasojë është lënduar një person, shkruan Mitropol.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se shoferi që po drejtonte automjetin ka humbur kontrollin shkaku i shpjetësisë.

Active

“ Lëndime trupore ka pësuar një mashkull kosovar pasi vetura të cilën po e drejtonte ai, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës ka dalur nga rruga dhe është rrokullisur”, thuhet në njoftim.

I lënduari është dërguar në tretman mjekësorë dhe i njëjti sipas raportit mjekësorë është jashtë rrezikut për jetë.

Koha