Aurora Group
02LAJME

Rrokulliset një veturë, për pak të binte në Ibër, shoferja lëndohet lehtë

Një vetaksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në Leposaviq në veri të Mitrovicës, më saktësisht në fshatin Jashanicë, njofton “Mitropol”.

Vetura po drejtohej nga një vozitëse grua e nacionalitetit serb e cila ka pësuar vetëm lëndim të lehtë trupor pasi vetura u rrokullis jashtë rrugës dhe gati sa s’përfundoi në lumin Ibër.

Aurora Group

Shoferja arriti që të dilte vet nga vetura gjersa në vendin e ngjarjes dolën edhe ekipe nga Policia e Kosovës të cilët po hetojnë rastin.

Weelnes