Premium Store
02LAJME

Rrotullohet një veturë në Mitrovicë të veriut, lëndohen tri femra

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në afërsi të bankës NLB, në Mitrovicë të Veriut, raporton Kossev, transmeton Mitropol.

Një automjet i cili ka goditur një tjetër automjet të parkuar është rrotulluar dhe si pasojë janë lënduar tri femra. Të lënduarat fillimisht u ndihmuan nga disa qytetarë që të dalin nga automjeti, e më pas janë dërguar me autoambulancë në spital.

Premium Store

Policia aktualisht është duke hetuar dhe kontrolluar komunikacionin, i cili për momentin po zhvillohet vetëm nga drejtimi i Zveçanit në drejtim të Mitrovicës.

Koha