Market Florenti
02LAJME

Rruga e mbuluar nga bora dhe akulli izolon banorët e Kçiqit të Vogël – thirrje për reagim urgjent nga Komuna

Banorët e fshatit Kçiq i Vogël po përballen me vështirësi serioze në qarkullim si pasojë e gjendjes së rënduar të rrugës, e cila prej ditësh është e mbuluar nga bora dhe akulli, duke u bërë pothuajse tërësisht e pakalueshme.

Një banore e këtij fshati i ka kërkuar Komunës ndërhyrje emergjente, nëpërmjet redaksisë së Mitropol, me shqetësimin se situata aktuale po rrezikon drejtpërdrejt sigurinë e banorëve.

Aurora Group

Sipas saj, qarkullimi me vetura është bërë i pamundur, ndërsa rreziku nga rrëshqitjet dhe aksidentet është i vazhdueshëm, veçanërisht për banorët që duhet të lëvizin për nevoja shëndetësore, punë apo furnizim me gjëra elementare.

“Gjendja aktuale po rrezikon qarkullimin dhe sigurinë e banorëve, pasi veturat nuk mund të lëvizin dhe ekziston rrezik i madh për aksidente”, thuhet në kërkesën e adresuar.

Banorët i bëjnë thirrje Komunës që të reagojë sa më shpejt, duke dërguar ekipet përkatëse për hapjen dhe pastrimin e rrugës nga bora dhe akulli, në mënyrë që të rikthehet lëvizja normale dhe të shmangen pasojat e mundshme./Mitropol/

Koha