
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nga e mërkura do të organizojë takimet e para mbipartiake, pas zhvillimeve të fundit në vend.
Katër takimet e para, Abdixhiku do t’i mbajë me opinionistë e gazetarë, organizata të shoqërisë civile, profesorë universitarë e ish diplomatë dhe biznese nga sektori privat.