
Veç reshjeve të shiut, edhe bora ka shkaktuar probleme në pjesë të ndryshme të Mitrovicës.
Qytetarët kanë adresuar ankesa në redaksinë e “Mitropol” për rrugën Mazhiq-Tërstenë-Rashan.
Ata thonë se rrugët në atë zonë nuk janë pastruar nga bora, prej nga veturat po e kanë të vështirë qarkullimin.
Qytetarët kanë kërkuar intervenim nga Komuna e Mitrovicës sa më parë.








