
Si pasojë e temperaturave të ulëta rruga magjistrale Prishtinë-Mitrovicë ka zënë të ketë ngrica vende-vende, shkruan “Mitropol”.
Kjo ka bërë që dy vetura që sonte po lëviznin në këtë drejtim të pësonin aksident rreth një orë më parë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore dhe kanë ekzaminuar rrethanat e aksidentit.
Dëshmitari që dërgoi videon e aksidentit tha se aty nuk pa ekipe shëndetësore dhe ende nuk dihet nëse nga aksidenti ka të lënduar.
”Mitropol” ka siguruar edhe videon e aksidentit të cilën e gjeni më poshtë.








