Premium Store
LAJME

Rusia godet me raketë një banesë në Kiev, nuk dihet ende numri i viktimave

Janë publikuar pamje të reja janë nga ndërtesa banesore pranë aeroportit Zhuliany të Kievit që u godit nga një raketë.

Fotot tregojnë dëmtime që mbulojnë të paktën pesë kate të ndërtesës, raporton BBC.

Market Florenti

Autoritetet thonë se numri i viktimave është duke specifikuar, derisa po bëhet evakuimi.

Reuters raportoi një sulm me raketa që synonte zonën pranë aeroportit të Kievit, e kjo është bërë e ditur nga një dëshmitar vendas.

Pamje të ndërtesës së dëmtuar, janë publikuar edhe nga Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

Ai përmes këtij postimi në Twitter, ka bërë edhe një thirrje për të gjitha vendet e botës.

“Kërkoj nga bota që të izolojë plotësisht Federatën Ruse. Dëboni ambasadorët. Embargoja e naftës. Shkatërroni ekonominë ruse. Ndaloni kriminelët e luftës të Federatës Ruse”, ka shkruar ai.

Premium Store