Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Sadiku për “Mitropol”: Me vendimin e sotëm ne vetëm po mundësojmë një të drejtë elementare jetësore

Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, Skender Sadiku ka thënë se vendimi i sotëm i Kuvendit të Mitrovicës Veriore për largimin e bllokadës mbi Urën e Ibrit është vetëm jetësim i një të drejte elementare njerëzore siç është lëvizja e lirë, shkruan “Mitropol”.

Në një prononcim për “Mitropol”, Sadiku tha se ky vendim rrjedh natyrshëm për ta liruar Urën e Ibrit edhe për qarkullim të automjeteve pasi që aty më parë në dy pjesët anësore edhe ashtu kishte qarkullim të këmbësorëve.

Medi

Sipas tij, thirrjet për incidente nga Lista Serbe janë të dëmshme për demokracinë dhe lirinë e lëvizjes edhe ashtu të brishtë.

Ai ka bërë thirrje për përmabajtje pasi vendimi i sotëm do shërbejë vetëm për lehtësimin e jetës së qytetarëve dhe do i shërbejë qarkullimit të lirshëm në të dy anët e qytetit./Mitropol/

Weelnes