Aurora Group
02IN MEMORIAM

Safet Kamberi kujton ish-kryetarin Faruk Spahija dhe hoxhën e atdhetarin mulla Asllan ef. Murati në përvjetoret e vdekjes së tyre

Ish-kryetari i LDK-së në Mitrovicë, njëherit bartësi i listës së kësaj partie në zgjedhjet e 12 tetorit, Safet Kamberi ka kujtuar me respekt të lartë sot dy nga figurat e shquara të LDK-së e Mitrovicës në përvjetoret e vdekjeve të tyre.

Kamberi kujtou se sot bëhen 20 vjet nga ndarja nga jeta e ish-Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, z. Faruk Spahija, dhe një prej shtyllave të rëndësishme të LDK-së, burrë me vlera të larta kombëtare dhe institucionale.

Weelnes

“Në personalitetin e tij mishëroheshin përkushtimi i sinqertë ndaj qytetit dhe idealit të shërbimit publik.”, shkroi Kamberi.

Po ashtu, ai theksoi se sot shënojmë edhe 6-vjetorin e ndarjes nga jeta të mulla Asllan Muratit, prijës fetar dhe atdhetar i devotshëm, i cili ishte shembull unik ku u gërshetuan në mënyrën më të natyrshme e ideale, vlerat fetare dhe kombëtare.

“Kam pasur fatin t’i njoh nga afër, të bashkëpunoj me ta dhe t’i quaj miq, për çka mbetem përjetësisht falënderues. Mitrovica dhe Kosova janë më të pasura nga kontributi i tyre, e kujtimi për ta do të mbetet i përjetshëm.”, shkroi Kamberi në Facebook.

Weelnes