KOSOVËLAJME

Sanduloviq: SHBA do të leshojnë urdhërarrest ndaj Aleksandar Vuçiq

Nikola Sanduloviq, kryetar i Partisë Republikane Serbe, ka shkruar të mërkurën në platformën “X”, duke thënë se presidenti serb Aleksandër Vuçiq do të akuzohet për krime kundër njerëzimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai këtë e ka quajtur lajm ekskluziv, ku bashkë me Vuçiqin thotë se do të akuzohen edhe figura tjera të larta në Serbi.

Florenti Company
Market Florenti
Koha

“Aleksandar Vuçiq do të akuzohet për krime kundër njerëzimit. Shtetet e Bashkuara janë të detyruara të lëshojnë një urdhër arresti kundër Aleksandar Vuçiqit, duke përmendur përfshirjen e tij në krime kundër njerëzimit. Viktimat përfshijnë figura të shquara si Vladimir Cvijan, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Presidentit të Serbisë, Oliver Ivanoviç, ish-sekretari shtetëror i Ministrisë për Kosovën dhe Nikola Sandulović, presidenti i Partisë Republikane në Serbi. Kjo listë ofron një përshkrim gjithëpërfshirës, por jo shterues, të vrasjeve dhe persekutimeve që synojnë një grup specifik brenda parametrave të përcaktuar kohorë dhe gjeografikë”, ka shkruar ai.

Sanduoloviq është politikan serb që pranon pavarësinë e Kosovës. Madje, ai ishte në vizitë në Prekaz ku kërkoi falje për krimet serbe.

Veprmi i tij kishte pasoja për të, pasi ishte rrahur nga autoritetet serbe.

Vuçiq rreth tij kishte deklaruar me arrogancë, duke e përçmuar rolin e tij në politikën serbe.