
Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se vërehen shumë probleme në Rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës për valutat monetare, duke përfshirë këtu edhe dinarin serb.
Në Klan Kosova, ai ka theksuar se politika e ka për detyrë që të lehtësojë jetën e qytetarëve, e jo të vështirësojë, duke folur për serbët dhe Rregulloren e re të BQK-së.
“Mendimi gjerman dhe i partnerëve të mëdhenj në Bashkimin Evropian është i qartë, e kuptojmë që është një qëllim legjitim të jetë Euroja si e vetmja valutë monetare në Kosovë e të fuqizohet kjo”.
“Por masat që janë marrë janë jo të duhura dhe vërejmë shumë probleme në terren për serbët e Kosovës, në jetën e tyre të përditshme dhe politika ka për detyrë që t’ua lehtësojë jetën qytetarëve të rëndomtë të Republikë suaj dhe jo t’ua vështirësojë jetën”, ka pohuar Sarrazin.








