KOSOVËLAJME

Sarrazin: Veprimet e Serbisë kundër Kosovës në KiE nuk janë në frymën e Marrëveshjes së Ohrit

Emisari i Gjermanisë, Manuel Sarrazin, ka komentuar veprimet e Serbisë që ndërmori për të kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Ai thotë se këto veprime s’ishin në frymën e Marrëveshjes së Ohrit që u dakordua mes Kosovës dhe Serbisë vitin e kaluar.

Koha
Florenti Company
Market Florenti

“Ka një zotim të qartë në marrëveshjen e Ohrit: Serbia nuk duhet ta ndalojë Kosovën të hyjë në organizatat ndërkombëtare. S’po e shoh që veprimet aktuale të Serbisë janë në përputhje me tekstin apo frymën e marrëveshjes”, ka thënë Sarrazin për EWB.

Para votimit përfundimtar në Komitet të Ministrave për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Europës, Sarrazin tha se Gjermania i qëndron pas idesë për ta afruar Kosovën me Europën.

“Kemi ndjekur me vëmendje zhvillimet në Asamblenë Parlamentare. Dhe ne, natyrisht, marrim parasysh vendimin e Asamblesë Parlamentare në diskutimet tona. Natyrisht, ne jemi miq dhe përkrahës të fortë të Kosovës. Dhe ne qëndrojmë pas idesë për ta afruar Kosovën me Europën, që nënkupton edhe anëtarësimin në Këshillin e Europës. Por vendimi në fund do të jetë i Këshillit të Ministrave dhe është thelbësore që Kosova tani të bëjë gjithçka që mund të bëjë për të bindur një shumicë të gjerë të shteteve anëtare. Sidomos të drejtat e pakicave janë një temë kyçe për Këshillin e Europës”, tha Sarrazin.