KOSOVËLAJME

Seanca në OKB për dinarin serb: Kurti e Vuçiq pas pak përballen me njëri – tjetrin

Pas pak, do të fillojë mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohet për situatën në Kosovë. Seanca është thirrur me kërkesë të Serbisë, pas vendimit të Kosovës për të ndaluar dinarin serb dhe për shkak të mbylljes së disa komunave paralele serbe.

Kosova pritet të përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti, ndërsa Serbia nga presidenti Aleksandar Vuçiq.

Koha
Florenti Company
Market Florenti

Nga Qeveria kanë njoftuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar mbrëmë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës bashkë me kryediplomaten Donika Gërvalla-Schwarz.

Kryeministri Kurti pritet të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet sonte në orën 21:00 sipas orës lokale të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Serbia ka dashur që seanca të jetë e hapur në kërkesën që ia ka bërë Ministrisë së Jashtme të Guajanës, e cila aktualisht kryeson Këshillin e Sigurimit.

Të hënën, Serbia kërkoi seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për shkak të situatës në Kosovë, për të cilën pretendojnë se është “në kontrast të fortë me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

Aty do të diskutohet për vendimin për ndalimin e përdorimit të dinarit nga Banka Qendrore e Kosovës.

Dy herë në vit, në prill dhe tetor, Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban seanca të rregullta për situatën në Kosovë, ku diskutohen raportet gjashtëmujore të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres për punën e Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK). Seanca e fundit e tillë u mbajt më 23 tetor 2023.