02LAJME

Seks me pagesë në Mitrovicë: Arrestohen vajza 22-vjeçare dhe burri 54-vjeçar të dyshuar për prostitucion

Prostitucioni po vazhdon të jetë një fenomen mjaft shqetësues dhe një sfidë për institucionet në Kosovë. Në vazhdimësi zbulohen raste ku janë të përfshirë të rinjtë që dyshohen për marrje me prostitucion, por edhe personat në moshë të shtyrë.

Market Florenti
Roadside

Sinjali mëson se për një rast të tillë, Policia ka arrestuar dy persona në Mitrovicë, të cilët dyshohen se janë marrë me prostitucion.

Florenti Company
Koha
Market Florenti
Market Florenti

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një vajzë 22-vjeçare dhe një burrë 54-vjeçar, të cilët dyshohet se janë marrë me prostitucion në një motel në Mitrovicë.

Dy të dyshuarit kanë kryer marrëdhënie seksuale, për përfitime materiale, veprimtari kjo që dyshohet se e kanë kryer që një kohë.

Pas zbulimit të rastit, të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me t’u përfunduar procedurat policore, rasti është proceduar në Departamentin për Kundërvajtje në Gjykatën kompetente.