
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Policinë e Kosovës ka zhvilluar një aksion të madh policor që ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të drogës.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se janë sekuestruar 10 kilogramë heroinë në pikë kalimin kufitar në Merdar.
Operacioni policor është zhvilluar pas hetimit të zhvilluar nga Policia në koordinim me organet e tjera dhe u finalizua me bastisjen e disa lokacioneve.
Mësohet se gjatë aksionit janë sekuestruar prova materiale, teksa cak dyshohet të kenë qenë disa persona të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme.
Këto informacione dhe të tjera do të konfirmohen edhe në konferencën e thirrur nga Antidroga, që do të fillojë pas pak minutash.







