
Grupe të personave me maska janë parë të grumbulluar në protestën e sotme e thirrur në Rudarë, njofton “Mitropol”.
Gazetari i “Mitropol”, Urall Boshnjaku përcolli protestën drejtpërdrejtë nga vendi i ngjarjes dhe sipas tij të njejtit ndodheshin afër platformës ku mbanin fjalimet politikanët e zyrtarët serbë.
Protesta nisi në ora 12:00 dhe përfundoi me shpërndarjen e qetë të protestuesve.

Në protestë ka pasur ardhje nga gjithandej Kosova me qindra vetura e dhjetëra autobusë./Mitropol/








