
Veriu i Mitrovicës mbrëmë u ndriçua për dhjetë minuta radhazi pandërprerë nga fishekzjarret e ndezura në formë të organizuara në tri pika të ndryshme të qytetit, shkruan “Mitropol”.
Serbët organizuan spektakël fishekzjarresh në afërsi të monumentit të Minatorit, kishës ortodokse në veri dhe tek Kalaja e Zveçanit për nderë të Vitit të Ri Ortodoks të njohur edhe si Viti i Ri Julian ose në serbisht “Pravoslavna Nova godina”.
Veç fishekzjarreve, serbët festuan edhe me breshëri armësh e me të shtëna me kallashnikov në zona të ndryshme të veriut të cilat bënë jehonë edhe në jug.
Fotografi të fishekzjarreve të ndezura në veri publikuan edhe mitrovicasit nga jugu duke u shprehur të shqetësuar me zhurmën e shkaktuar nga të shtënat e armëve./Mitropol/








