Premium Store
02KOSOVËLAJME

Serbët me maska rrahin dhe ua vjedhin veturën familjes së mërgimtarëve kosovarë në kufi, ndodhen në Spitalin e Mitrovicës

Serbët të organizuar në grup me maska kanë ndaluar një familjare kosovare që po shkonte në Zvicër, duke i rrahur edhe ua marrë veturën.

Këta qytetarë po kurohen në spitalin e Mitrovicës.

London

Lajmin e dha ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri:

Postimi i plotë:

Situata në veri është e tensionuar për shkak të grupeve kriminale famkeqe serbe të dirigjuara nga Beogradi.

Pjesëtarë të këtyre grupeve serbe me maska kanë ndaluar një familjare kosovare që po shkonte në Zvicër, duke i rrahur edhe ua marrë veturën. Këta qytetarë po kurohen në spitalin e Mitrovicës, të cilët sapo i vizitova dhe fatmirësisht gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

Ftoj qytetarët serbë të Republikës së Kosovës që mos t’iu bashkohen grupeve kriminale në veri dhe të kontribuojnë për qetësimin e situatës.

Republika e Kosovës është shtet i pavarur e sovran, dhe askush nuk mund ta cenoj sigurinë dhe integritetin territorial të saj.

Institucionet e Kosovës janë të obliguara të kujtesën për zbatimin e Kushtetutës në çdo pëllëmbë të terroritorit.

Weelnes