Premium Store
02KOSOVËLAJME

Serbët në Veri me antifushatë, u kërkohet të ushqehen me mallra nga shtetet që nuk e njohin Kosovën

Fushata e Kosovës për bojkotimin e produkteve serbe duket se i ka ‘hidhëruar’ e nervozuar serbët e veriut.

Andaj, ata kanë vendosur që t’i kundërpërgjigjen kësaj fushate me një antifushatë, shkruan “Mitropol”.

Weelnes

Në komunat në veri Kosovës janë vendosur billborde që kërkojnë nga serbët të mos ushqehen me produktet e shteteve që e kanë njohur Kosovën shtet, por me ato të shteteve që s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Nema predaje! Probajte jela zemalja koje nisu priznale Kosova*” ose në shqip, “Jo dorëzim! Provoni ushqim nga vendet që nuk e njohën Kosovën”, shkruhet në këto thirrje.

Fushata në Kosovë e cila bën thirrje për bojkotimin e produkteve serbe ka filluar të gjej përkrahje të madhe,. Shumë markete tashmë kanë njoftuar se në raftet e tyre nuk kanë më produkte serbe, e kjo falë anagzhimit të biznesmenit Burim Piraj, një nga biznesmenët më të suksesshëm që ka Kosova, pronar i firmës “Meka Halal Food”./Mitropol/

Koha