Active 2
02KOSOVËLAJME

Serbët organizojnë protesta në veri, Kurti: Ju flas nga përvoja, kjo s’është rruga e duhur

“Me kompetencë ju them, jo vetëm nga përvoja por edhe rrethanat, se protestat nuk janë rruga e duhur për të ecur përpara”.

Kështu është përgjigjur kryeministri Albin Kurti, pas paralajmërimeve nga kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, se në Kosovë do të mbahen protesta lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, shkruan lajmi.

Dukato 1

“Nuk mendoj që protestat janë të nevojshme për këtë çështje. Do t’i kuptoja nëse do të kishin protestuar kundër krimit apo korrupsionit. Por, protestat nuk janë rruga e duhur. Kjo nuk i kontribuon marrëdhënieve të mira mes Kosovës dhe Serbisë”, është shprehur shefi i qeverisë të mërkurën në një konferencë për media.

Sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve të 3 prillit në territorin e Kosovës, Kurti ka thënë se qeveria nuk ka refuzuar, por se mes dy vendeve nuk është arritur asnjë marrëveshje paraprake e cila paraqet kushtin për mbajtjen e tyre.

Sipas tij, Bashkimi Evropian nuk ka qenë i lumtur që Qeveria e Kosovës nuk ka pranuar që gjithçka të përmbyllet me një letër shkëmbimi ndërmjet zyrtarëve.

Weelnes