Medi
KOSOVËLAJME

Serbëve pagat në dinarë afër Jarinjes, Bërnjakut dhe Merdares, Serbia u instalon degë të bankës shtetërore

Mu matanë pikave kufitare të Brnjakut, Jarinjes, Merdares dhe Konçulit, Banka e Kursimeve Postare e Serbisë ka instaluar degë të improvizuara që serbët e Kosovës të shkojnë të marrin të hyrat e tyre pas ndalimit të valutës serbe (dinarit) nga Qeveria e Kosovës që nga 1 shkurti.

E ashtuquajtura Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë njoftoi se gjatë fundjavës i kanë instaluar këto degë matanë kufirit pas pamundësisë së serbëve që paguhen nga buxheti i Serbisë për të marrë pagat, penzionet, ndihmat sociale të tjera, në shumën e plotë.

Premium Store

“Klientët e Poštanska štedionica njoftohen se në degët e sapoformuara mund t’i kryejnë të gjitha transaksionet bankare: pagesën e pagave, pensioneve, përfitimeve sociale dhe të hyrave tjera, pastaj pagesat në llogari në dinarë dhe valutë, transaksione këmbimi, autorizime llogarie, si dhe transaksione të tjera bankare që përndryshe kryhen rregullisht në të gjitha degët e tjera të Bankës për çdo degë asambleje”, njoftuan mediat serbe.

Active 1