Premium Store
02LAJME

Serbi i arrestuar nën dyshimet për sulmin terrorist në Banjskë ndalohet për 48 orë

Foto ilustrim

Serbit Lazar Janiçijeviq nga Zveçani i cili u arrestua dje në Jarinjë, i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë nga Policia e Kosovës, mëson “Mitropol” nga burimet e veta brenda policisë.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha në konferencën për medie në Mitrovicë të Jugut tha se serbi Janiçijeviq u arrestua nën dyshimin se mund të ketë lidhje me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Aurora Group

Të njejti i është sekuestruar edhe armatim që iu gjet në shtëpi.

Janiçijeviq u arrestua gjersa ishte nisur për në Serbi, për të marrë pjesë në varrimin e terroristit Stefan Nedeljkoviq,  njërit prej tre terroristëve të vrarë. në sulmin në Banjskë./Mitropol/

Active 1