
Serbi I.E. i arrestuar nga Mitrovica i është lejuar të mbrohet në liria në procesin e mëtutjeshëm në të cilin prokuroria e Prishtinës e akuzon për krime të luftës, ka konfirmuar avokati Ljubomir Pantoviq për Radion e Mitrovicës, përcjell Mitropol.
Sipas tij, I.E. është liruar për t’u mbrojtur për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Tre serbë – l. E. nga Mitrovica e Veriut, Z.K. nga Prilluzha dhe D.M. nga Zveçani, u arrestuan muajin e kaluar dhe në një procedurë të përbashkët akuzohen për krime lufte, të cilat dyshohet se janë kryer në Kosovë gjatë viteve 1998 dhe 1999.
Që atëherë, ata janë në paraburgim në Gërdoc afër Podujevës.
Z.K. dhe D.M. janë ende në paraburgim, i cili u zgjat edhe për dy muaj pak ditë më parë.
Elezoviqi, pas pak më shumë se tridhjetë ditësh të paraburgimit, arriti në shtëpi këtë mbrëmje./Mitropol/








