
Shteti serb ka investuar plotë 6 milionë euro për ta hapur me seli të përkohëshme të ashtuquajturin Universitetin e Prishtinës në pjesën veriore të Mitrovicës, raportojnë mediat vendore.
Investimet për këtë objekt janë kryer përmes të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, drejtor i të cilës aktualisht është Petar Petkoviq.
Petkoviq, ishte i pranishëm në vënien e gurthemelit të këtij objekti në pjesën veriore të Mitrovicës, ku të pranishmëve iu drejtua edhe me një fjalë rasti.
“Ky është gurthemel i harmonisë unitetit të popullit tonë në Kosovë, dhe për këtë sot ne jemi të bashkuar siç ishim dhe do të jemi: edhe Lista Serbe ashtu edhe Universiteti ynë dhe shteti i Serbisë. Populli ynë ka të ardhme vetëm përmes këtij uniteti, siç e ka thënë edhe presidenti Vuçiq”, tha Petkoviq.
Sipas informacioneve ky universitet ka kapacitete të ofroj studime për afro 10.000 mijë studentë, teksa në kuadër të këtij institucioni do të studiohen shkencat natyrore, mjekësia dhe ekonomia.








