
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pretendoi se autoritetet e Kosovës e kanë dëbuar edhe një tjetër pjesëtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, i cili jetonte në Shtërpcë të Kosovës, shkruan Mitropol.
Sipas njoftimit të kësaj zyre, ky pjesëtar i MPB-së serbe po kthehej në Kosovë nga Maqedonia e Veriut, kur u ndalua në pikën kufitare në Han të Elezit, e pastaj u dëbua gjatë natës, sipas tyre, nga Kosova.
Sipas zyres në fjalë, ai ndodhet aktualisht në Serbi.
“Po vazhdon politika e ndjekjes së policëve serbë nga territori i Kosovës, të cilëve në këtë mënyrë po u shkelen të drejtat themelore të njeriut, të garantuara nga shumë konventa ndërkombëtare, ndërkohë që nuk kanë asnjë mbrojtje nga misionet ndërkombëtare, të cilat do të duhej t’u garantonin respektimin e të drejtave serbëve në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Polici i dëbuar, sipas Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, punonte në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Banjën e Nishit, aty
Polici i dëbuar, sipas zyrës përkatëse, punonte në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Banjën e Nishit.
Autoritetet kosova nuk e kanë bërë të ditir se sa pjesëtarë të MPB-së serbe janë dëbuar deri tash. Zyra për Kosovën në Serbi thotë se janë dëbuar njëmbëdhjetë.








