
Një aksident trafiku me dëme materiale ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën kryesore në Mitrovicë, përballë Raiffeisen Bank.
Në aksident janë përfshirë një veturë civile e tipit Golf me një veturë policore.
Vetura policore siç mëson “Mitropol” nga burimet e veta i takon njësive policore me bazë në Mitrovicë të Veriut.
Nga aksidenti nuk ka të lënduar por vetëm dëme të vogla materiale.
Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe një patrollë policore e cila po merret me rastin./Mitropol/