Sërish lagjja problematike “Evlia Qelebia”, policia ‘e lidhë’ përdoruesin e drogës, e zunë me ‘pelë për dore’

Emri i kësaj lagjeje tashmë është i njohur për tërë Mitrovicën. Kjo pasi në këtë lagje raportohen shpesh probleme nga më të ndryshmet.
Kësaj radhe, Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur 2.3 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit si dhe një tabak letra(rizlla), njofton Mitropol.
Ngjarja ka ndodhur pas ores 00:30 mbrëmë ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt./Mitropol/








