Aurora Group
KOSOVËLAJME

Sërish Turqia, dhuron 6 qenë të rinj për FSK-në

Njësia e Kërkim-Shpëtimit K9 e Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka pranuar gjashtë qenë të specializuar për kërkim-shpëtim donacion nga ushtria e Turqisë .

Dorëzimi formal i qenëve u bë dje në një ceremoni të organizuar nga Garda Kombëtare për pjesëtarët që përfunduan trajnimin për manovrimin me qentë e kërkim-shpëtimit “Rescue Dog Trainer and Handler Course”.

Market Florenti

Në këtë ceremoni i pranishëm ishte komandanti i Gardës Kombëtare gjeneral brigade Xhevahir Geci i cili u shpreh falënderues ndaj palës Turke për përkrahjen e vazhdueshme që janë duke e dhënë për FSK-në.

“Donacioni i qeneve dhe trajnimi i pjesëtarëve të FSK-së në Turqi luajnë një rol mjaft të rëndësishëm dhe kontribuojnë në mbajtjen dhe ngritjen e kapaciteteve të Kërkim Shpëtimit, duke e bërë më të lehtë kryerjen e operacioneve”, tha ai.

Ndërsa Atasheu ushtarak turk në Kosovë, Çagdash Akif Kahraman, përgëzoi pjesëtarët e FSK-së të cilët përfunduan me sukses trajnimin dhe ndër tjera shtoi se si forca të armatosura turke, dëshiron të theksojë se do të vazhdojnë të jemi gjithmonë me ne, vëllezërit kosovarë, në aktivitete të ndryshme trajnuese si dhe në fusha të tjera.

Përdorimi i qenëve ndihmon në avancimin e kapaciteteve operacionale dhe lehtësimin e punës të personelit në fusha specialistike si në kërkim-shpëtim urban, në male, ujëra dhe orteqe./Mitropol/

Roadside