KOSOVËSPORT

Shakohoxha: Kosova tundi të gjithë me veprimin ndaj Rumanisë

Të premten e javës që shkoj, në Bukuresht ndodhi një incident aspak i mirë për botën e futbollit.

Roadside
Market Florenti

Thirrjet raciste “Serbia, Serbia” për disa herë me radhë nga tifozët rumunë në drejtim të futbollistëve të Kosovës, e mbushi kupën për kapitenin Amir Rrahmani, i cili e pa mosreagimin e gjyqtarit të ndeshjes dhe vendosi t’i tërheq lojtarë nga fusha.

Florenti Company
Market Florenti
Koha
Market Florenti

E ky veprim u komentua sonte në Sports Show edhe nga komentatori i njohur, Dritan Shakohoxha.

Shakohoxha tha në Klan Kosova se veprimi i Rrahmanit, erdhi si pasojë i mosreagimit të përsëritjes së pafund të këtyre gjërave.

Ai tha se me këtë veprim Kosova i tundi të gjithë.

“Dikur duhet që të reagosh, ndoshta edhe duke rrezikuar për vetën tënde sepse sigurisht se do të ketë ndonjë pasojë, përderisa askush nuk po reagon ndaj dhunimit të emrit, të ngjyrave të shtetit, të flamurit tënd, do të thotë se ti duhet të bësh një reagim ndaj atyre që po flenë gjumë”, tha Shakohoxha në Klan Kosova.