Premium Store
LAJMESPORT

Shaqiri pas ndeshjes: Ëndrra ime ishte të luaja për Kosovën

 

Kosova dhe Zvicra barazuan me rezultat 1-1 në miqësoren e zhvilluar sot në Cyrih të Zvicrës.

Aurora Group

Golin e avantazhit e realizoi Milot Rashica, gjersa për Zvicrën shifrat i barazoi mbrojtësi Lotomba.

Pas përfundimit të ndeshjes u deklarua Xherdan Shaqiri i cili e pranoi se e kishte ëndërr që të luante për Kosovën.

I pyetur nëse e kishte menduar për të luajtur për Kosovën, Shaqiri u përgjigj: “Sigurisht që e kam menduar, ishte ëndrra ime të luaja për Kosovën, por kështu doli”, u shpreh 30-vjeçari nga Zhegra.

Koha