
Shefi i KRU Mitrovica, Bashkin Kurti, ka bërë thirrje për kursim të ujit në këto temperatura ekstreme, shkruan Mitropol.
Ai tha se megjithëse 3 fabrika të përpunimit të ujit, janë duke punuar, prapë nuk po mjaftojnë për përmbushie të kërkesave.
“Ky nivel i lartë konsumi po rrezikon seriozisht funksionimin afatgjatë të Fabrikave tona. Për këtë arsye, bëjmë thirrje që të gjithë të kontribuojmë me këto masa të thjeshta, por jetike:
• Mos shpërdoroni ujin për larje të panevojshme si: makina, trotuare apo ballkone.
• Përdorni ujin në mënyrë të kursyer.
• Mos lini rubinetat hapur më gjatë se sa është e nevojshme.
• Kontrolloni rrjedhjet në shtëpi.
• Mos ujitni kopshtet.
Çdo pikë uji e kursyer sot, është një garanci për nesër!
Të tregojmë kujdes për mjedisin, për njëri-tjetrin dhe për të ardhmen tonë.”, tha ai.
“Kujdesi ndaj ujit është kujdes për jetën”, tha ai./Mitropol/








