
Shefi i stafit të kryeministrit Kurti, Luan Dalipi, me anë të një shkrimi në profilin e tij në Facebook ka sulmuar mediat, konkretisht ato online. Sipas Dalipit mediat ngjasojnë me kompani të kriminalizuara.
Shefi i stafit të Kurtit, Luan Dalipi, thotë se Qeveria Kurti ka ndërprerë kontratat me portalet, pasi sipas tij, kjo metodë është aplikuar nga ish-qeveritarët për të “blerë” heshtjen e portaleve.








