Premium Store
KOSOVËLAJME

Shefqet Krasniqi: Nexhat Daci ishte ndër intelektualët e paktë që doli haptazi në mbrojtje të hoxhallarëve

 

Hoxha Shefqet Krasniqi ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të akademikut dhe intelektualit Nexhat Daci, duke e cilësuar atë si një humbje të madhe për familjen dhe shoqërinë kosovare.

Premium Store

Krasniqi ka theksuar se kishte një miqësi të veçantë me të ndjerin, duke kujtuar takimet dhe bisedat e tyre rreth Islamit, si dhe respektin që Daci kishte për fenë islame dhe për ata që i shërbejnë asaj.

Ai ka veçuar faktin se Nexhat Daci ishte ndër intelektualët e rrallë që doli publikisht në mbrojtje të hoxhallarëve, përfshirë edhe atë vetë, gjatë arrestimeve të vitit 2014, duke shprehur bindjen në pafajësinë e tyre.

Në fund, Shefqet Krasniqi ka vlerësuar kontributin e Nexhat Dacit në ndërtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe i ka shprehur ngushëllime familjes Daci, duke u lutur për mëshirë dhe durim në këto momente të vështira.

Active