Shembull i mirë: Djemtë nga Tavniku në bashkëpunim me SHFMU ‘Migjeni’ pastrojnë ambientin përreth

Disa të rinj nga Tavniku i Mitrovicës në bashkëpunim me SHFMU ‘Migjeni’ sot kanë ndërmarrë një iniciativë.
Ata janë angazhuar që të pastrojnë ambientin përreth SHFMU ‘Migjenit’.
Gjatë këtij aktiviteti, larguan gjithsej 70 thasë me mbeturina, shkruan ‘Mitropol’.
Puna e tyre u çmua nga zyrtari i BE-së, i cili i vizitoi të rinjtë gjatë kryerjes së aktivitetit të tyre./Mitropol








