Medi
KOSOVËLAJME

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor apelon që të mos ndizen zjarre nëpër zona malore

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka bërë apel te qytetarët dhe bjeshkatarët që të mos ndezin zjarrje nëpër male, raporton Gazeta Sinjali.

“Ditëve në vijim nga shërbimet meteorologjike paralajmërohet se mbi vendin tonë do të mbretërojnë temperatura të larta. Andaj keni kujdes, dhe mos u bëni shkaktar i përhapjes së zjarreve në malet tona të bukura.”

Active

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor ka thënë që mos të lejohet dëmtimi i pasurisë kombëtare, të mos ndizen zjarre në male, pyje dhe parqe kombëtare, të mos hudhen filterat e duhanit.

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka publikuar disa numra ku mund të thirrni nëse vëreni zjarre: 112, 192, 193.

Premium Store