
Kryetari aktual i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, njëherit kandidat i LDK-së për të parin e Vushtrrisë ka paditur Ferit Idrizin, kandidatin e PDK-së për kryetar të komunës së Vushtrrisë, shkruan Mitropol.
Tahiri, e ka paditur Idrizin, në gjykatë për shpifje ndaj figurës së tij.
Xhafer Tahiri ka theksuar se e ka paditur Ferit Idrizin sepse ky i fundit ka shpifur kinse Tahiri ka kryer korrupsion në mandatin e tij si kryetar komune.
Në anën tjetër Ferit Idrizi ka theksuar se deri më tani nuk e ka ditur për padinë dhe se është shprehur i gatshëm për tu ballafaquar me ligj me Tahirin. /Mitropol/








