Active 2
02LAJME

SHFMU “Eqrem Çabej” në Mitrovicë organizon aktivitete në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

 

Në kuadër të shënimit të tetorit Rozë, muajit për ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit, SHFMU “Eqrem Çabej”, ka organizuar aktivitete me nxënës me qëlllim ndërgjegjësimin, shkruan Mitropol.

Weelnes

Në njoftimin e shkollës thuhet se sot aty u përgatitën me shumë përkushtim prezantime, drama, ushqime, dhe piktura me mesazhe të fuqishme dhe vetëdijësuese.

Postimi i plotë:

Muaji Rozë – Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit 🎀

Në kuadër të Muajit Rozë, nxënësit e shkollës, nën udhëheqjen e mësimdhënëses Shpresa Shala, kanë përgatitur me shumë përkushtim prezantime, drama, ushqime, dhe piktura me mesazhe të fuqishme dhe vetëdijësuese. 💗

Ky aktivitet kishte për qëllim të nxisë ndërgjegjësimin, të shpërndajë dashuri dhe kujdes, si dhe të kujtojë të gjithë se parandalimi dhe kontrolli i hershëm shpëton jetë. 🎗️🌸✨

Active