
Shfmu ‘Musa Hoti’ ndanë mirënjohje për lexuesen më të mirë të muajit prill
Për kontributet dhe angazhimet të cilat i ndërmarrin nxënësit herë pas here, ata shpërblehen dhe vlerësohen së paku nga shkollat në të cilat ata vijojnë mësimin.
Kësaj radhe shfmu ‘Musa Hoti’ në Mitrovicë, ka ndarë një mirënjohje për një prej nxënësve të asaj shkolle, shkruan ‘Mitropol’.
Arsella Syla, nxënëse e klasës së 9-të ka marrë mirënjohje si lexuesja më e mirë e muajit prill.
“Miq të mirë, libra të mirë dhe një ndergjegje të qetë: kjo është jeta ideale”, shkruhet në njoftimin e shkollës./Mitropol/








