Premium Store
KOSOVËLAJMESHNETA

Shifra marramendëse: 4 të vdekur e 2110 raste të reja me Covid sot

Nga të dhënat e datës 18 Gusht 2021, Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës informon se nga 10.258 testime sot, 2.110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, shkruan Mitropol.

90 raste të reja janë regjistruar veç sot në Mitrovicë e 44 në Vushtrri.

London

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.358 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 622.068 doza të vaksinës.

Deri më sot 215.329 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 130 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.408. Në total numri i rasteve aktive është 12.159.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

Numri i rasteve nëpër qytete

Premium Store