KOSOVËLAJME

Shkëputet koalicioni qeverisës PDK-LDK në Prishtinë

Nënkryetari i PDK’së, Uran Ismaili, ka thënë se pas shfuqizimit të vendimit për shkëmbimin e pronave, shkëpusin koalicionin qeverisës me LDK’në në Prishtinë.

Ai bëri të ditur se drejtorët e drejtorive komunale dhe aksionerët e PDK’së në ndërmarrje publike kanë dhënë dorëheqje.

Florenti Company
Market Florenti
Koha

“Sapo dërgova shkresën zyrtare tek Përparim Rama për të komunikuar vendimin për shkëputjen e koalicionit qeverisës në Prishtinë. Drejtorët e drejtorive komunale dhe aksionerët e PDK-së në ndërmarrje publike kanë dhënë dorëheqjet e tyre”, ka shkruar ai.

Ismaili ka thënë se nuk do të jenë pjesë e një qeverisjeje që e dëmton interesin publik.

“Ne nuk do të jemi pjesë e një qeverisjeje që dëmton interesin publik, ku mungon komunikimi, ku puna e mirë nuk vlerësohet dhe meritokracia përbuzet. Duke mos dashur asnjëherë që Prishtina të bllokohet, jemi tërhequr nga të gjitha pozitiat për të hapur rrugë për krijimin e një shumice të re në Kryeqytet”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Sot me 27 vota për, Kuvendi i Kryeqytetit ka anuluar vendimin për këmbimin e pronave në Prishtinë. Seanca ishte thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.