Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Shkoi në Umre, hajnat ia bënë “qyl” shtëpinë mitrovicasit: Grabitën armë, ar e para

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicë, ku hajnat kanë depërtuar në një shtëpi dhe kanë marrë armë, para e ar.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti është raportuar më 21 shtator 2025, në fshatin Kqiq i Madh, në rrugën “Sadullah Beka”. Ankuesi A. B. rreth 28-vjeçar ka deklaruar se ishte përgjegjës për shtëpinë e vëllait të tij, i cili ndodhet në Arabinë Saudite për ritualin e Umres. Kur kishte shkuar për të kontrolluar shtëpinë, ai ka gjetur derën e hapur dhe shtëpinë të bërë lëmsh.

Active

Në vendngjarje kanë dalë njësia policore dhe hetuesit, të cilët kanë konstatuar se sefi ishte hapur me forcë, prej nga ishin vjedhur: Dy armë të llojit Glock (me leje adekuate), Një lirë ari, 700 euro para të gatshme.

Hetimet janë marrë nga njësia rajonale, ndërsa prokurori kujdestar ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Vjedhje e rëndë” dhe të mbetet nën hetim.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Weelnes