Aurora Group
KOSOVËLAJME

Shkoi në vizitë pa koordinim me KFOR-in, Liburn Aliun nuk e lejojnë serbët protestues të hyj në komunën e Leposaviqit

Situata në veriun e Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar, derisa protestat e serbëve pranë komunave ende nuk kanë përfunduar.

KFOR-i vazhdon ta ketë situatën nën kontroll pranë objekteve komunale në tri komunat e veriut të Kosovës.

Active

Sot ministri i Qeverisë së Kosovës, Liburn Aliu, ka tentuar të shkojë për vizitë në komunën e Leposaviqit, por i njëjti nuk është lejuar të kalojë nga serbët lokalë të cilët e kanë bllokuar rrugën.

Kështë bëjnë të ditur burimet e Veriu.info.

Këto burime bëjnë të ditura se krejt kjo situatë ka ndodhur në prani të KFOR-it, i cili po qëndronte indiferent ndaj gjendjes së krijuar, duke mos e hapur rrugën për zyrtarin e lartë të Qeverisë së Kosovës.

Krejt kjo ka ardhur si rezultat i moskoordinimit të vizitës së ministrit me KFOR-in që po kontrollon në komunën e Leposaviqit.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:00.

Premium Store